Kosovë

Kurti e Osmani u premtojnë studentëve në Lipjan se do të jenë të barabartë në tregun e punës

Kurti e Osmani u premtojnë studentëve në Lipjan se do të jenë të barabartë në tregun e punës
 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me presidenten në detyrë Vjosa Osmani, gjatë ditës kanë zhvilluar një debat me studentët e Komunës së Lipjanit. Kurti me këtë rast u ka premtuar studentëve se do të jenë të barabartë nëpër konkurse të ndryshme pasi që siç tha ai deri tash punësimet janë bërë mbi bazë të ngjyrimeve politike e familjare.

Sipas Kurtit zgjedhjet e 14 shkurti nuk janë edhe një palë zgjedhje, por këto zgjedhje janë referendumi i parë ne Kosovë sepse ky referendum e bënë pjesëmarrjen masive të qytetarëve.