Testet PCR nga sot mund të kryhen edhe pranë Qendrës Rajonale të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në Gjilan. Kështu bëri të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Së bashku me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, morëm pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Qendrën rajonale të IKShP në Gjilan. Nga sot, testet PCR mund t’i kryhen edhe pranë Qendrës rajonale të IKShPK-së në Gjilan, kështu, vijon decentralizimi dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke u afruar edhe më pranë qytetarëve. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese duke pajisur me aparate për teste PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKShPK. Kështu, mbulohen të gjitha rajonet me këtë shërbim të nevojshëm në kohë pandemie”, thuhet në njoftimin e Zemajt.
Pajisja për teste PCR, tashmë është vënë në funksion dhe qytetarët e këtij rajoni, mund t’i kryejnë testet pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendrat tjera për teste. Projekti për kryerjen e testeve PCR në qendrat rajonale, ka kushtuar 1.752.210 euro.
-
Testet PCR nga kjo javë mund të kryhen edhe në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë në Ferizaj
-
IKSHPK-ja furnizohet me 100 mijë teste PCR
-
79 pacientë me Covid-19 të shtrirë në Spitalin Regjional të Gjilanit
-
ISHP në Pejë brenda dy javësh nis testimet PCR për Covid-19
-
Zemaj: Së shpejti nis testimi PCR edhe në gjashtë qendra