Kosovë

Mbi 1.5 milionë euro vlera e dëmeve nga vërshimet në Gjilan

Mbi 1.5 milionë euro vlera e dëmeve nga vërshimet në Gjilan
Foto: Ilustrim
 

Komuna e Gjilanit ka bërë me dije se vlerësimi preliminar i dëmeve nga vërshimet kap koston e mbi 1.5 milionë euro.

Sipas Bekim Bajramit, drejtor i Urbanizmit, vlerësimin e para janë bërë në zonën e Stanishorkës, në pjesën veriore dhe Livoçin e Epërm. Ai ka njoftuar se deri në fillim të javës do bëjnë regjistrimin e të gjitha rasteve ku vërshimet kanë shkaktuar dëme.