Arbëri

Veriu preket nga vërshimet, banorët kalojnë natën jashtë

Descriptive Text

Banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës janë prekur nga vërshimet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës ditëve të fundit.

Kjo situatë ka rënduar gjendjen e tyre duke bërë që ata të kalojnë natën jashtë për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Kështu ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook ish-deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi e cila gjatë natës së mbrëmshme ka vizituar lagjen e Boshnjakëve, atë të Dy Korrikut dhe lagjen e Lisicës, bashkë me asamblistin Florent Azemi.