Arbëri

75 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

Aktualisht, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 75 pacientë me koronavirus. Spitali njofton se 1 pacientë është në respirator, 46 në oksigjenoterapi dhe 14 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

Në 24 e orët janë shëruar 8 pacientë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të hënën se në Pejë janë regjistruar 11 raste të reja pozitive me COVID-19.