Reshjet e shiut që prej të premtes, e sidomos ato gjatë të dielës e që kanë vazhduar deri mëngjesin e sotëm, kanë shkaktuar vërshime në Fushë Kosovë.
Uji që është mbledhur nga reshjet është futur deri në banesa, ashtu si edhe në veturat rrugëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKTV-ja ka qëndruar atje sot, ku ka parë nga afër gjendjen aktuale në Fushë-Kosovë.
Në lagjen “Dardania” uji ka depërtuar deri tek banesat dhe ka bllokuar veturat.
Një banor i kësaj lagje ka thënë se pavarësisht thirrjeve që kanë bërë tek organet kompetente e komuna që t’u vijë në ndihmë, asnjë prej tyre nuk ka arritur deri tash në këtë vend. Ai në emisionin Sot të KTV-së tha se vetëm banorët janë organizuar dhe po punojnë në këtë gjendje.
“Përveç organizimit të banorëve, nuk ka pasë organizime të komunës. Kam thirru ekipe të komunës dhe ndihmën e shpejtë por askush nuk është lajmëruar dhe askush nuk është këtu. Gjendja po shkon vetëm duke u rënduar dhe nuk ka plan se si do evakuohen banorët që janë në gjendje të keqe”, tha ai.
Pamje nga Zajmi i Klinës
{gallery}