Arbëri

Reshjet mbushin me ujë rrugët në Fushë-Kosovë, depërton edhe në banesa

Reshjet e shiut që prej të premtes, e sidomos ato gjatë të dielës e që kanë vazhduar deri mëngjesin e sotëm, kanë shkaktuar vërshime në Fushë Kosovë.

Uji që është mbledhur nga reshjet është futur deri në banesa, ashtu si edhe në veturat rrugëve.

KTV-ja ka qëndruar atje sot, ku ka parë nga afër gjendjen aktuale në Fushë-Kosovë.

Në lagjen “Dardania” uji ka depërtuar deri tek banesat dhe ka bllokuar veturat.

Një banor i kësaj lagje ka thënë se pavarësisht thirrjeve që kanë bërë tek organet kompetente e komuna që t’u vijë në ndihmë, asnjë prej tyre nuk ka arritur deri tash në këtë vend. Ai në emisionin Sot të KTV-së tha se vetëm banorët janë organizuar dhe po punojnë në këtë gjendje.

“Përveç organizimit të banorëve, nuk ka pasë organizime të komunës. Kam thirru ekipe të komunës dhe ndihmën e shpejtë por askush nuk është lajmëruar dhe askush nuk është këtu. Gjendja po shkon vetëm duke u rënduar dhe nuk ka plan se si do evakuohen banorët që janë në gjendje të keqe”, tha ai.

Pamje nga Zajmi i Klinës

{gallery}