Kosovë

Banorët e disa fshatrave të Lipjanit prej tre ditësh përballen me mungesë të rrymës

Banorët e disa fshatrave të Lipjanit prej tre ditësh përballen me mungesë të rrymës
 

Banorët e fshatrave Bujan, Hallaq i Madh, Rufc, Ribar, Kraishtë e Bregu i Zi të komunës së Lipjanit po ankohen se prej tre ditësh nuk kanë energji elektrike si pasojë e disa defekteve në terren, ndërkohë që KEDS-i ende nuk ka arritur t’i riparojë defektet. Valdet Buja, banor nga fshati Bujan, ka thënë për KOHËN se është shqetësuese se po bëhen tre ditë që KEDS-i nuk arriti t’i gjejë defektet në terren.

Sipas tij, banorët janë ankuar disa herë, madje kanë realizuar dhjetëra telefonata por deri tash asgjë konkrete.