Komuna e Gjakovës ka njoftuar të premten, se si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës gjatë mbrëmjes, në disa zona është rënduar qarkullimi.
Sipas njoftimit, në ndisa rrugë qarkullimi është gati i pamundshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deri më tani janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga ‘Qazim Bakalli’, tek Ura që lidh Bllokun e Ri me Shkugëzen, kemi bllokim të rrugëve ‘Fehmi Agani’ dhe ‘Gaspër Karaqi’ si dhe paralagjen Brekoc. Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këto pjesë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës në Facebook.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët vijuese
“Situata të tilla do të mund të na përsëriten”, thuhet në njoftim.