Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se është duke i trajtuar 73 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit, dy pacientë janë në Respirator(CPAP), 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Spitali ka njoftuar se dy pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.