Kosovë

Haskuka raporton se realizimi i buxhetit të sivjetmë ka qenë mbi 85 për qind

 

Prizren, 30 dhjetor – Qeveria komunale e Prizrenit të mërkurën ka mbajtur takim në distancë me qytetarët, me ç’rast kryetari Mytaher Haskuka ka njoftuar publikun për punët e realizuara gjatë vitit 2020. Për shkak të pandemisë, pjesëmarrja në këtë takim ka qenë e kufizuar, dhe i njëjti është mbajtur edhe në mënyrë virtuale. Pjesëmarrësit në sallë kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimin ekonomik lokal dhe për infrastrukturën sportive, derisa qytetarët tjerë përmes rrjeteve sociale kanë adresuar pyetje lidhur me rregullimin e infrastrukturës, telashet në trafik dhe planifikimin hapësinor.

Kryetari Haskuka në hapje të takimit publik ka pranuar se sivjet pandemia ka sfiduar realizimin e projekteve. Megjithëkëtë ai ka theksuar se realizimi i buxhetit ka shkuar në mbi 85 për qind.