Kosovë

Vushtrria do t'i përkrahë të prekurit me COVID-19 me 150-300 euro

 

Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim të përkrahë qytetarët e saj të prekur nga COVID-19 me shumë nga 150 deri në 300 euro. Vendimi është aprovuar sot në Kuvendin e Komunës në Vushtrri.

“Nga ky vendim përfitojnë vetëm: familjet me asistencë sociale, familjet që nuk kanë të ardhura dhe familjet që kanë më pak se 350 euro të hyra mujore. Shuma e përkrahjes nga Komuna, kategoria subvencione, është 150-300 euro. Një komision i formuar nga Kuvendi do të bëjë vlerësimin e secilit rast për qëllim të rritjes së transparencës. Aplikimi mund të bëhet gjatë vitit 2021 dhe vendimi do të përfshijë periudhën nga fillimi i pandemisë deri në përfundim të saj”, ka shkruar kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në Facebook.