Kosovë

Në Gadime të Lipjanit vihet gurthemeli i shkollës së re

Në Gadime të Lipjanit vihet gurthemeli i shkollës së re
 

Në fshatin Gadime të Lipjanit është vënë gurthemeli i ndërtimit të objektit të ri i paraleles së ndarë të gjimnazit “Ulpiana”. Ky projekt, i cili financohet nga komuna e Lipjanit, ka koston 170 mijë euro.

I pari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky projekt plotëson kushtet e nevojshme dhe pritet që në verën e vitit 2021 të përfundoj.