Kosovë

PDK-ja akuzon pushtetin e Lipjanit për keqmenaxhim me situatën e pandemisë

PDK-ja akuzon pushtetin e Lipjanit për keqmenaxhim me situatën e pandemisë
Subjekti më i madh opozitar në Lipjan, Partia Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një konference për media, ka akuzuar qeverisjen lokale për keqmenaxhim të situatës së pandemisë, me arsyetimin se po mungojnë investimet në barna dhe gjëra elementare në sektorin e shëndetësisë
 

Subjekti më i madh opozitar në Lipjan, Partia Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një konference për media, ka akuzuar qeverisjen lokale për keqmenaxhim të situatës së pandemisë, me arsyetimin se po mungojnë investimet në barna dhe gjëra elementare në sektorin e shëndetësisë.

Sipas PDK-së opozitare, në kohë të pandemisë, qeverisja lokale është fokusuar në realizimin e projektit për ndërrimin e shtyllave elektrike nëpër rrugë të qytetit, duke e lënë anash sektorin e shëndetësisë. Sipas opozitës, një investim i tillë në kohë të pandemisë është i panevojshëm, derisa qytetarët nuk po kanë mundësi financiare t’i blejnë barnat për t’u shëruar nga pandemia COVID-19.