Kosovë

Në Kaçanik dhe Zubin Potok pezullohet puna në Regjistrimin Civil

Në Kaçanik dhe Zubin Potok pezullohet puna në Regjistrimin Civil
 

Agjencia e Regjistrimit Civil ka njoftuar se në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe Qendrën për Regjistrim të Automjeteve në Kaçanik dhe Zubin Potok është pezulluar puna pasi disa zyrtarë të këtyre qendrave kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, vendimi për pezullim të ofrimit të shërbimeve është marrë për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit.