Arbëri

Bahtiri rezulton pozitiv me koronavirus

Descriptive Text

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.

Bahtiri në një postim në Facebook ka treguar se pas disa simptomave është testuar dhe ka rezultuar pozitiv.

“Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë. Ju njoftoj se pas disa simptomave kam bërë testin për COVID-19, ku kam dalë pozitiv. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.