Arbëri

Rregullohet shtegu për ecje në `Dy ujëvarat` në Korbliq të Kaçanikut

Pas javësh planifikimi dhe përgatitje, `Gjethi` filloi implementimin e projektit Rregullimi dhe shenjëzimi i shtegut për ecje "Dy ujëvarat" në Korbliq (Kaçanik).

Miksi i ekipeve vullnetare dhe punëtorëve të angazhuar u fokusuan paralelisht në të dy ujëvarat:

-te Ujëvara 1 (Shurqeli) përfundoi faza 1 e platformës vrojtuese/për pushim e cila prezantohet për së pari here për këso qëllimesh, përmes rregullimit të strukturës metalike dhe rregullimit të shtegut për qasje. Fazat tjera përfshijnë përfundimin e platformës deri në montimin e ulëseve si dhe finalizimit te punës tek shtegu.

-Hapja e shtegut neper terrenin e vështirë për te Ujëvara 2 përderisa ka mbetur të finalizohet puna me montimin e ulëseve.

Afër të Dy ujëvarave planifikohet lehtësim i ecjes përmes litarëve të çelikut.

Projekti në fjalë implementohet nga Gjethi dhe financohet nga Komuna e Kaçanikut.