Arbëri

PDK: Parregullsi në Podujevë, vëzhguesi ka mbajtur maskë me numrin e kandidatit të LDK-së

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës një parregullsi është regjistruar në procesin zgjedhor në Podujevë.

PDK thotë se një nga vëzhguesit në shkollën “Sami Frashëri” e cila është pikë vendvotimi, ka mbajtur maskë me numrin e kandidatit të LDK-së për kryetar, gjatë procesit të votimit.

Vëzhguesi është detyruar ta heqë maskën.

“Kanë filluar edhe parregullsitë e para në procesin zgjedhorë në Podujevë. Gjatë mëngjesit të sotëm, një vëzhgues i LDK-së në njërën nga pikat e vendvotimeve, respektivisht në shkollën “Sami Frashëri” të fshatit Zhiti, ka mbajtur gjatë gjithë kohës maskën me numrin e kandidati të LDK-së, Nexhmi Rudari, gjatë procesit të votimit. Kjo parregullsi është shënuar edhe nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe personi në fjalë është detyruar ta heqë maskën”, ka thënë PDK.

{gallery}