Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Gjilan shpaloset monumenti në nder të të birit të Joe Bidenit

Në Gjilan është shpalosur të shtunën monumenti në nderim të të birit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, Joseph R. “Beau” Biden.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka vlerësuar figurën e Bidenit për luftën për Kosovën dhe ndihmën e pasluftës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot e replikojmë edhe munumentin e Joseph R. “Beau” Biden III, të cilin e kemi vendosur në rrugën Gjilan-Ferizaj. Ai në Kosovë la solidaritet dhe përkushtim, luftoi për lirinë në Kosovë dhe ndihmoi ndërtimin e shtetit”, ka thënë Haziri.