Presidentja Vjosa Osmani në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Beau Biden, djalit të presidentit amerikan Joe Biden, iu bashkua përkujtimeve duke bërë homazhi te memoriali i tij në Kosovë.
Osmani ka shkruar në Facebook se Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë.
“Prandaj, sot vendosëm lule pranë memorialit dedikuar atij, në përkujtim të shërbimit të kryer prej tij për vendin tonë, si dhe të gjithë atyre burrave e grave që qëndruan pranë nesh në kohë sfiduese, duke i shërbyer paqes e shtetndërtimit në Kosovë”, ka shkruar ajo.
Beau Biden vdiq në vitin 2015 pasi një beteje me sëmundjen e kancerit.