Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka premtuar përkrahje për secilin biznes në këtë komunë. Gjatë ditës ai e ka vizituar një fabrikë në Podujevë.
“Gjatë vizitës në Fabrikën ‘Ananas Impex’ në Podujevë, u impresionova me suksesin e kësaj kompanie, kushtet dhe standardet me të cilat punohet dhe cilësinë e prodhimeve të saj! Produktet e kësaj kompanie, tanimë janë të pazëvendësueshme në tregun tonë dhe më gjerë. Do të mbetemi aleat i secilit biznes, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e tyre”, ka shkruar Rudari në “Facebook”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRudari është ushtrues detyre i kryetarit të kësaj komune që kur Agim Veliu u largua për t’u bërë ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti.