Shërohet nga COVID-19 kreu i komunës së Malishevës, Begaj
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka rezultuar negativ në testin për COVID-19, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Megjithatë, ai ende është duke u trajtuar në QKUK.
“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndonëse është duke trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për COVID-19, ka rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se gjendja shëndetësore e Begajt ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar.