Kosovë
Foto: KOHA
17 pacientë me COVID-19 në Pejë janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 117 pacientë me koronavirus. Në 24 orët e fundit, janë shëruar shtatë pacientë.
Aktualisht, katër pacientë janë në respirator, 91 në oksigjeno-terapi dhe 17 në gjendje më të rëndë, raporton KOHA.