Kosovë

VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Agim Veliut dhe dy ish-vartësve të tij

VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Agim Veliut dhe dy ish-vartësve të tij
Foto: Agim Veliu / Facebook

Zyrtarët e Lëvizjes së Vetëvendosje, Qendra në Podujevë kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës, Agim Veliu dhe dy ish-drejtorëve komunalë. Sekretari organizativ i kësaj Qendrës së VV-së në Podujevës, Bahri Selimi, i cili edhe e ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka thënë se ish-kryetari dhe dy ish-vartësit e tij kanë bërë shkelje flagrante kur kanë lejuar dy ndërtues të tejkalojnë etazhitetin e ndërtimit për 3, përkatësisht 2 kate.

“E dorëzuam një kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu së bashku me dy vartësit e tij, ish-drejtori i Planifikimit Urban, Durim Salihu dhe ish-drejtorieshës së Inspeksionit, Florie Besholli. Kallëzimi ka të bëjë me ndërtimet e egra në Komunën e Podujevës. Ne fillimisht kemi dërguar një kërkesë me tri pyetje në Drejtorinë e Planifikimit Urabn, pyetjet janë këto: sa është etazhiteti i ndërtimit në zonën e qytetit, sa është sipërfaqja minimale për ndërtim, gjithashtu në zonën e qytetit dhe sa është indeksi i shfrytëzimit të parcelës”, ka thënë Bahri Selimi pas dorëzimit të kallëzimit penal në pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.