Kosovë

Kamberi fton Bahtirin që ta ndalë nepotizmin në Mitrovicë

Kamberi fton Bahtirin që ta ndalë nepotizmin në Mitrovicë

Kryesuesi i Kuvendit komunal të Mitrovicës, Safet Kamberi, i ka bërë thirrje kryetarit të komunës Agim Bahtiri që të ndalojë nepotizmin.

Ai përmes një postimi në Facebook e ka ftuar Bahtirin “që të reflektojnë, ta anulojnë përzgjedhjen e familjarëve të tyre në pozitat që i kanë emëru, si shenjë që ata nuk po i keqpërdorin pozitat e tyre për interesat e veta partiake e familjare”.