Arbëri

35 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 35 pacientë me COVID-19.

23 të infektuar me koronavirus janë në oksigjeno-terapi dhe nga ta, 6 janë në gjendje më të rëndë, ka njoftuar spitali në Facebook.

Spitali i Pejës ka njoftuar edhe mbi gjendjen e përgjithshme, ku gjatë vikendit 598 pacientë kanë marrë trajtim emergjent, 47 prej të cilëve janë në trajtim të mëtutjeshëm.