Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai përmes një komunikate për media, ka thënë se do të qëndrojë në vetizolim për dy javë.
“I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve. Për çdo rast, kërkoj nga të gjithë ata që kanë pasur kontakt me mua në javën e fundit, të kenë kujdes dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku”, ka thënë ai.
Begaj tutje ka shtuar se gjendjen e ka stabile, derisa ka bërë thirrje që të gjithë t’i respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
Artikuj të ngjashëm
-
Përmirësohet gjendja e kryetarit të Malishevës, rezulton negativ nga COVID-19
-
I përkeqësohet gjendja Ragip Begajt, dërgohet në QKUK
-
Begaj u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat përkundër heqjes së karantinës për Malishevën
-
Begaj thotë se po gjurmojnë personat me të cilët ka pasur kontakt 37 vjeçarja nga Malisheva
-
Ish-kryetari i Malishevës dënohet me gjashtë muaj burgim