Arbëri

Zgjedhjet në dy komuna, nis periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë vendit

Foto: Koha / ilustrim

KQZ-ja njofton se sot, 30 tetor, ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se afati për aplikim përmbyllet më 7 nëntor, transmeton KOHA.

“Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës dhe që i takojnë këtyre dy komunave, mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë”, thuhet në komunikatë.

Informacionet e detajuara dhe si të aplikohet për regjistrim janë publikuar në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

“Të gjithë ata/ato që regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor 2020. Të gjithë votuesit që janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit në periudhën e zhvilluar më herët (16 – 23 shkurt) për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë, duhet të aplikojnë sërish për regjistrim dhe vetëm pas regjistrimit do të mund të marrin pjesë në votimin përmes postës”, thuhet në komunikatë.