Arbëri

Vazhdon projekti për rregullimin e kanalizimit dhe ujësjellësit në katër lokalitete në Kamenicë

Komuna e Kamenicës po vazhdon realizimin e projektit për zgjidhjen e problemit të qytetarëve lidhur me rregullimin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se nga projekti “Ndërtimi i ujësjellësit dhe kanalizimit në qytet dhe fshatra”, kanë përfituar katër lokalitete.

“Banorëve në rrugën “Sylejman Vokshi” po u ofrojmë zgjidhjen për problemin me të cilin janë ballafaquar gjatë. Ujërat e zeza jo rrallë kanë qenë pengesë për ta, por nga projekti për “Ndërtimin ecujësjellësit e kanalizimit në qytet dhe fshatra”, kanë përfituar katër lokalitete: kanalizimi dhe ujësjellësi në lagjen Malësia (përgjatë lumit), kanalizimi dhe ujësjellësi në rrugën “Sylejman Vokshi”, kanalizimi në fshatin Berivojcë, kanalizimi në fshatin Koretin tek lagja e Kovanëve, vazhdojnë”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa personi autorizues nga Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Hysen Jerliu, ka thënë se realizimi i këtij projekti ka rëndësi të madhe për banorët e këtyre lokaliteteve.

“Punimet për këtë projekt janë duke u realizuar me intensitet të lartë. Deri më tani punimet janë realizuar në lagjen Malësia përgjatë lumit, dhe janë në përfundim e sipër në rrugën “Sylejman Vokshi”. Më pas do të vazhdohet në Berivojcë dhe në Koretin. Punët janë duke u kryer sipas kontratës, dhe shumë shpejt të zgjidhet problemi i qytetarëve të këtyre lokaliteteve”, ka thënë ai.