Komuna e Fushë Kosovës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, përmes një komunikate ka njoftuar banorët e kësaj komune se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas Komunës, KEDS-i do i bëjë disa punime në disa nga lagjet e qytetit, me ç’rast do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë se martës nga ora 09:00 deri 21:00.