Në Spitalin e Pejës po trajtohen 24 pacientë me koronavirus, një më shumë se një ditë më parë.
Prej tyre, 19 janë me oksigjeno-terapi, kurse gjashtë janë në gjendje më të rëndë, bëhet e ditur të premten përmes një njoftimi nga ky institucion shëndetësor.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.