Malishevë, 20 tetor - Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, në qytetin e Malishevës ka filluar shenjëzimi i rrugëve, përkatësisht pjesa e vendosjes së vendkalimeve për këmbësorë në rrugët e qytetit. Projekti i mirëmbajtes do të vazhdojë me shenjëzimet në rrugë edhe në afërsi të të gjitha shkollave në të gjitha vendbanimet e komunës së Malishevës.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Milazim Morina, ka bërë të ditur se mirëmbajtja e rrugëve, përkatësisht vendosja e sinjalistikës do të vazhdojë për dy vite me radhë me këtë projekt dhe përveç vendkalimeve do të vendosen edhe shenjat afër shkollave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qëllimi i këtij projekti është jo thjeshtë mirëmbajtja e rrugëve, por krijimi i sigurisë më të madhe për të gjithë këmbësorët, e sidomos për nxënësit, si në qytet ashtu edhe në fshatra, e po ashtu edhe vozitësit do të kenë më të lehtë vozitjen afër shkollave, por edhe në rrugët në qytet”, ka thënë drejtori Morina.
Sipas tij, ky projekt mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.
{gallery}