Kosovë

Rastet e dyshuara me koronavirus, ndërpritet mësimi në një shkollë të Dragashit

Rastet e dyshuara me koronavirus, ndërpritet mësimi në një shkollë të Dragashit

Procesi mësimor në SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash nuk do të mbahet nesër.

Komuna e Dragashit ka njoftuar në Facebook se vendimi për mos mbajtjen e mësimit është marrë pas takimit dhe konsultimit që Task-forca në nivel të Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë komunë kishte me Task-forcën e shkollës dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së.