Kosovë

Zvarritet për 15 vjet funksionalizimi i pushimores në Orllan

Zvarritet për 15 vjet funksionalizimi i pushimores në Orllan
 

Objekti milionësh që ishte paraparë për fëmijët jetimë në fshatin Orllan të Podujevës ka mbetur i pashfrytëzuar që prej ndërtimit të tij para 15 vjetëve. Megjithëse Komuna nuk ka arritur ta funksionalizojë, këtë nuk ka mundur ta japë as në shfrytëzim. Efekt nuk ka pasur as ulja e çmimit për metër katror nga 3 në 1 euro.

Për përfaqësuesin i rrjetit të OJQ-ve “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari, Komuna e Podujevës ka problem serioz me menaxhimin e pronave publike. Sipas tij, për mosfunksionalizimin e kësaj pushimoreje fillimisht kanë ndikuar raportet jo të mira ndërmjet udhëheqësve të Komunës dhe shoqatave të dala nga lufta, transmeton KOHA.