Kosovë

Kuvendi i Rahovecit me shumicë votash ka miratuar buxhetin për vitin 2021

Kuvendi i Rahovecit me shumicë votash ka miratuar buxhetin për vitin 2021

Kuvendi i Komunës së Rahovecit sot ka mbajtur mbledhje në të cilën me 19 vota për, 3 vota kundër dhe me 6 abstenime ka miratuar buxhetin e komunës për vitin 2021.

Buxheti i propozuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi për vitin 2021, e i cili u miratua me shumicën e votave të anëtarëve është 14, 216, 590 euro; të hyrat vetjake janë 1,061,093. 00 euro, kurse grandet dhe transfreret janë 13,155,497.00 euro. Buxheti është i shpërndarë sipas këtyre kategorive: Shpenzime rrjedhëse 9,593,956.00, paga dhe mëditje 7,622,634.00, 1,715,477.00, shpenzime komunale 280,500.00, subvencione 311,000.00, shpenzime kapitale 4,286,979.00.