Kosovë

Banorët e gjashtë fshatrave në Ferizaj në hall me mungesë të ujit për vite me radhë

Banorët e gjashtë fshatrave të Komunës së Ferizajt prej më shumë se dhjetë vjetësh vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm, megjithëse e kanë të vendosur rrjetin e ujësjellësit. Me gjendje më të rëndë po përballen banorët e fshatit Koshare dhe Slivovë, të cilët kanë kritikuar kompaninë rajonale të ujësjellësit “Bifurkacioni” për mosfurnizim me ujë. Banorët më së shumti shqetësohen për nxënësit në shkolla, të cilët e përdorin ujin e puseve që nuk mirëmbahen nga askush.

Sadik Qerimi, përfaqësues i fshatit Koshare, ka thënë se pavarësisht mungesës së ujit, kompania “Bifurkacioni” po ua dërgon faturat për pagesa në secilën familje, raporton KOHA.