Kosovë

Banorët në Sllovi të Lipjanit kundër fabrikës, thonë se po e ndot ambientin e bën zhurmë

Për ndotje të ambientit e zhurmë që vjen nga fabrika “TEOS”, në fshatin Sllovi të Lipjanit, kanë ngritur zërin banorët e këtij fshati.

Fabrika që është afër me shtëpitë, sipas banorëve, po funksionon në kundërshtim me ligjet në fuqi, ndërkohë Komuna e Lipjanit nuk po i shqyrton shqetësimet dhe kërkesat e banorëve.