Në kuadër të thirrjes publike të Komunës së Obiliqit për subvencionim “Nënat vetushqyese dhe gratë në biznes“, kryetari Xhafer Gashi, me përfitueset e kësaj grant-skeme sot nënshkruan marrëveshjen për implementimin e projekteve dhe ndarjen e mjeteve financiare.
Nga kjo grant-skemë, përfituese janë 38 gra me biznese nga sfera të ndryshme; floktari, bletari, rrobaqepësi si dhe biznese të vogla dhe fillestare, duke përfshirë të gjitha komunitetet e komunës së Obiliqit, ndërsa shuma e financimit është e ndarë në dy lote: loti 1 (start-up biznese të reja) nga 1,000 deri 1,500 euro dhe loti 2 (bizneset ekzistuese mikro dhe të vogla me qarkullim deri në 2,000 euro) nga 1,000 deri 2,500 euro.
Gashi ka bërë të ditur se vlera e këtij granti është 50,000 euro, dhe është realizuar në bashkëpunim me AZHR-Qendër.
“Përkrahja institucionale në fuqizimin e gruas në biznese dhe vendimmarrje do të vazhdojë dhe se fokusi kyç i qeverisjes time mbetet mbështetja e secilës kategori të shoqërisë në ndryshimin e mirëqenies socio-ekonomike”, tha ai.
-
Për nënat vetushqyese dhe gratë në biznes në Obiliq, 50 mijë euro
-
Komuna e Obiliqit përkrah bizneset që janë përballur me vështirësi gjatë pandemisë Covid-19
-
Komuna e Obiliqit subvencion me nga 150 euro lehonat
-
Grantet për gratë, Osmani: Arritjet e grave po e riformësojnë sektorin e biznesit
-
“Socio-Projekti 2” ofron grante për 14 gra nga Komuna e Prizrenit