Kosovë

Banorët e Rugovës ndihen të rrezikuar sa herë që kalojnë urën mbi Lumëbardh

Vetëm një llamarinë e hollë metali dhe e shkëputur nga struktura e urës mban automjetet lart shtratit të Lumëbardhit në urën që tashmë ka mbetur pa njërën anë të mbrojtëses anësore, derisa mbrojtëses në anën tjetër i mjafton shtytje e lehtë që edhe ajo të shkatërrohet.

Në mungesë të mirëmbajtjes ura është degraduar aq sa banorët e fshatrave Rekë e Allagës, Pepaj, Malaj dhe Llutovë nuk ndihen të sigurt derisa kalojnë me automjete mbi të.