Kosovë

Në Gjakovë priten drunjtë e vjetër për të zgjeruar rrugën, Kusari-Lila e quan krim mjedisor

Në Gjakovë priten drunjtë e vjetër për të zgjeruar rrugën, Kusari-Lila e quan krim mjedisor

Krim mjedisor e ka cilësuar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila prerjen e drunjve në rrugën kryesore të qytetit të Gjakovës. Ajo ka thënë se Gjakova të premten është zgjuar me pamjen e prerjes së drunjve të vjetër për “t’u zgjeruar rruga për më shumë makina”. Sipas saj, ky është krim edhe mbi të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Drunjët 40 - 50 vjeçar u prenë në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”, për të zgjeru rruga për më shumë makina, për të ngushtu trotuaret dhe për t’u vështirësu ecja e këmbësorëve. Ky jo vetëm që është krim mjedisor, është krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, është krim mbi trashigiminë historike dhe urbane, krim mbi identitetin e qytetit dhe është krim pasojat e të cilit do të ndjehen edhe për shumë vite tjera”, ka thënë ish-kryetarja e Gjakovës.