Kosovë

Inspektorati i MTI-së inspektoi prodhimin e çimentos në “SharrCem”

Inspektorati i Tregut të MTI-së, së bashku me ministrin Vesel Krasniqi, gjatë së mërkurës kanë vizituar fabrikën e prodhimit të çimentos “SharrCem” në qytezën e Hanit të Elezit.

Me këtë rast ministri Krasniqi, ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes me MSA-në kanë nxjerrë ligje që ua ka mundësuar bizneseve që prodhojnë produkte ndërtimore që t’i plasojnë edhe në tregun e jashtëm.