Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka autorizuar Afrim Tahirin, kirurg i përgjithshëm, përgjegjës për funksionalizim të Spitalit të Podujevës.
Ai ka për detyrë të bëjë planifikimin e kuadrit profesional, teknik-administrativ dhe pajisjeve medicinale. Po ashtu, koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e zbatimit të aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, shkruan Krasniqi në Facebook.
Vendimi për themelimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, ishte marrë në vitin 2016 nga ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, por nuk ishte funksionalizuar deri tani.
Artikuj të ngjashëm
-
Podujeva bëhet me spital të përgjithshëm
-
SHSKUK-së i jepet prona për ndërtimin e Spitalit në Podujevë
-
Projekti për spitalin e Prishtinës kthehet në Kuvend Komunal, por pa lejen e MSH-së
-
Në fushatë përurohen 15 shërbime në Poliklinikën Specialistike të Podujevës
-
Shtatëdhjetë kilometra rrugë për shërbimin e hemodializës