Kosovë

Dezinfektimi i vazhdueshëm i shkollave në Podujevë, problem për komunën

Dezinfektimi i vazhdueshëm i shkollave në Podujevë, problem për komunën
Foto: Ilustrim

Komuna e Podujevës është e gatshme që nga dita e hënë t’i hapë dyert e shkollave për nxënësit e kësaj komune. Por sfiduese për këtë komunë mbetet dezinfektimi i hapësirave shkollore çdo ditë ashtu siç ka paraparë ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe ajo e Shëndetësisë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, thotë se telashe për zbatimin e masave do të kenë më shumë në shkollat në qytet ku numri i nxënësve është më i madh, por siç thotë ai tashmë dezinfektimi është bërë dhe shenjat për distancë i kanë vendosur.