Arbëri

53 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë

Descriptive Text

53 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Siç bëhet e ditur përmes një postimi në Facebook, tre prej tyre janë në respirator, 40 pacientë me oksigjenoterapi dhe nga këta pacientë, 16 janë në gjendje të rëndë.

Ndërkaq njoftohet se katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

“19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, dhe të tre të porsalindurit janë të gjinisë mashkullore. 206 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,026 analiza, ndërsa janë kryer 4 Operacione. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 128 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 94 Rëntgena, 25 EHO dhe 9 CT-ja”, thuhet ndër të tjera në njoftim.