Arbëri

Në Spitalin e Pejës, 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 59 pacientë me COVID-19, derisa 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit nga ky spital, njëri prej pacientëve është në respirator, kurse 42 janë me oksigjeno-terapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar pesë pacientë.