Kosovë

Të mërkurën hapen çerdhet publike e private në Ferizaj

Të mërkurën hapen çerdhet publike e private në Ferizaj

Të mërkurën do të hapen çerdhet publike dhe private në Ferizaj, është njoftuar nga Komuna e Ferizajt.

“Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, pas bartjes së kompetencës nga niveli qendror në Komuna, për hapjen e çerdheve publike e private, përkitazi me situatën e pandemisë COVID-19, mori vendim që nga dita e mërkurë (12.08.2020), të hapen të gjitha çerdhet publike dhe private në Ferizaj, funksionimi i së cilave do të bëhet sipas protokollit të veçantë që do t'iu komunikohet institucioneve parashkollore nga Drejtoria e Arsimit, për mbrojtje nga virusi COVID-19”, thuhet në njoftimin e komunës.