Kosovë

Sojeva e Ferizajt ankohet se vërshimet e lanë pa ujë të pijes

Sojeva e Ferizajt ankohet se vërshimet e lanë pa ujë të pijes

Banorët e disa fshatrave të Ferizajt gjatë ditës janë përballur me vërshime pas të reshurave të shiut, mirëpo dëme më të mëdha janë shkaktuar në fshatin Sojevë. Vërshimet më së shumti kanë dëmtuar kulturat bujqësore, oborret e shtëpive, bodrumet, piset e ujit të pijshëm etj.

Shemsedin Sojeva, banor nga fshati Sojevë, ka kërkuar nga komuna të organizohet për pastrimin e puseve të ujit pasi që fshati nuk ka rrjetë të ujësjellësit.