Skënder Dreshaj, drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë, ka thënë se ky spital është duke shtuar kapacitetet e duke u përgatitur për fazën e re të riorganizimit të brendshëm pas shtimit të rasteve me koronavirus në këtë komunë.
Në Interaktiv të KTV-së, Dreshaj ka thënë se tash në këtë spital po trajtohen 57 pacientë, me 28 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 e të tjerët që po presin testimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se ky numër aktual paraqet kapacitetin maksimal aktual, por ka shtuar se spitali po bëeht gati për riorganizimin e ri duke i vënë në funksion edhe repartet e pulmologjisë e të tjerë për të shtuar numrin e shtretërve.
Megjithatë, sipas Dreshajt, ky spital pavarësisht se po shton kapacitetet, “do të vazhdojë të ruajë kapacitetet maksimale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore edhe për pacientët e tjerë”.