Kosovë

Stadiumi i ëndrrave

Stadiumi i ëndrrave

Lëndina e gjerë midis shtëpive pasqyron ndryshimin e madh që po e përjeton fshati. Hapësirat publike duken krejt ndryshe në Prelez të Muhaxherëve. Gjithsecili po kontribuon në forma të ndryshme. Mobilizimi i fshatit ka ndikuar edhe në rrethinë. Prelezi i Jerlive e Cërnilla kanë organizuar javëve të fundit skuadra të futbollit të madh për t’u ndeshur me ekipin e Prelezit të Muhaxherëve nikoqir. Fusha e re po rrok vëmendjen e të gjithëve. Kryesia dhe komuniteti po monitorojnë zbatimin e projektit. Projekti i financuar nga mërgimtarja, Luljeta Vranovci, synon t’i plotësojë standardet e Federatës së Futbollit të Kosovës. Punimet kanë ngjallur shpirtin e garës. Të rinjtë tashmë po djersiten fort në fushë që t’i bien në sy kryesisë. Kryesia tashmë ka zgjedhur edhe trajnerin. Këto ditë, puna është përqendruar te fusha.

“Unë jam 100 për qind i gatshëm”