Kosovë

Në Spitalin e Pejës, 10 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës, 10 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë
Foto: Facebook

Dhjetë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë në gjendje të rëndë, është bërë e ditur nga zyrtarët e këtij institucioni shëndetësor.

Sipas njoftimit, në spital po trajtohen 65 pacientë me COVID-19, por 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Gjithsej, 31 pacientë janë me oksigjeno-terapi.